Mesfushori kosovar Erblin Osmani ka bërë një hap të rëndësishëm te Bayern Muncheni, pasi është përfshirë në listën B të klubit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
17-vjeçari është stërvitur me ekipin e parë të Bayernit në prag të përballjes me Atletico Madridin. Përfshirja në listë i mundëson skuadrës bavareze ta aktivizojë në ndeshjet e ardhshme të Championsit.
Të lidhura
None found
Klubi gjerman po e vlerëson gjithnjë e më shumë Osmanin, duke e ftuar të punojë me ekipin e parë. Aktualisht, ai është pjesë e skuadrës U19 të Bayernit.
Në fund të shtatorit, Osmani debutoi me Kombëtaren e Kosovës, pasi u ftua për herë të parë në grumbullimin e “Dardanëve”. Ai pritet të jetë në listën e përzgjedhësit Franco Foda edhe për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.







