“Unë jetoj për ndryshim”, Rama: Mendja e të rinjve ka nevojë për mburojë! Nuk largohem, kam kontratë me shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet më të fundit në vendin tonë, përfshirë edhe protestat.
Nga Brukseli, Rama e bëri të qartë që nuk do të largohet pasi mandatin ja kanë dhënë qytetarët që e kanë votuar, por ftoi protestuesit në dialog dhe të diskutojnë mbi shqetësimet që ata kanë.
Po ahtu, kryeministri tha se zhvillimi i rrjeteve sociale po sjell një realitet ndryshe nga ai që po jetojmë, e për këtë, si shembull solli dhunën në protestë, ku sipas Ramës gjatë tubimeve pati më shumë policë të lënduar se protestues. Realiteti shtoi Rama në rrjetet sociale, u pasqyrua ndryshe.
“Kemi hedhur një hap historik, jemi kthyer në një vend me pritshmëri të larta. Vjen një moment ku të duhet të përballesh jo më me nevojat por me pritshmëritë e larta. Nuk jemi vetëm ne, por po ndodh kudo, për vende që ende nuk e shohin që po vjen. Kemi një realitet të ri që po sfidon realitetin tonë të përditshme. Kemi realitetion e medias sociale. E kam përjetuar personalisht dhe munda ta vlerësoj personalisht si një fuqi për të krijuar një përballje skizofrenike me realitetin. Kishim protesues të dhunshëm dhe kishim dyfishin e policëve të plagosur. Por po të shihni tv dhe mediat sociale, ajo që do mendoni për atë që ka ndodhur në Shqipëri, është ndryshe.
Ditën që do të mendoj që unë nuk kam nevojë të ndryshoj, atëhere do e lë këtë punë. Unë dua të ndryshoj. Unë kam ndryshuar në çdo lloj mënyre, gjithmonë. Unë jetoj për ndryshimin. Nuk do ju mërzit me fakte se çfarë po ndryshojmë e si po ndryshojmë që kur “Flamingot” zbritën në shesh. Ajo që po përpiqem të them është se kjo nuk ka të bëjë me qeverinë apo veten, por me realitetin ku po jetojmë. Është një realitet që do bëhet më i vështirë për botën. Mëndja e të rinjve dhe fëmijëve ka nevojë për mburojë. Brenda mendjes së tyre po ndodhin gjëra që larg qoftë do e bëjnë Europën e së nesërmes të drejtohet nga llojet të ndryshme njerzish.
Unë jam njeri që gjithmonë kërkoj të debatoj, të sfidoj dhe të sfidohem, por nuk është e lehtë kur thua që po protestoj, për çfarë. Nuk duam të dëgjojmë e të flasim, por duam të ikësh. Këtë punë ma ka dhënë populli shqiptar dhe kam një kontratë. Jam gati, hajde flasim. Kjo fazë dhune është karakterizuar nga një numër i ulët njerëzish”, tha Rama.




