
Vdekja tragjike e Jesús de Miguel ka tronditur botën e futbollit. Sulmuesi i Tenerife-s u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare, duke shkaktuar një valë mesazhesh ngushëllimi nga klubet, futbollistët dhe institucionet sportive.
Në homazhet për futbollistin spanjoll është bashkuar edhe UEFA. Presidenti i këtij institucioni, Aleksander Ceferin, ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij përmes një mesazhi emocionues.
“Jemi të shkatërruar nga vdekja e Jesús de Miguel Alameda. Kërkuam fjalët e duhura, por gjetëm vetëm heshtjen. Në atë heshtje ndodhen zemrat dhe mendimet tona, që shkojnë për familjen e tij, shokët e skuadrës, gjithë klubin CD Tenerife dhe të gjithë ata që po vajtojnë këtë humbje tragjike”, thuhet në mesazhin e Ceferin.
Në shenjë respekti për kujtimin e sulmuesit, UEFA ka vendosur që para të gjitha ndeshjeve të kompeticioneve europiane që do të zhvillohen këtë javë të mbahet një minutë heshtje.
