Wednesday / November 4 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Keni ndonjë pyetje për Tatimet? Ju përgjigjet Muçi

Share Share Icon

Ne të “Monitor” na shkruajnë shumë shpesh bizneset kur kanë paqartësi për Tatimet, apo dhe kur kanë çështje të pazgjidhura.

Gjithmonë mundohemi t’u kthejmë përgjigje, duke iu drejtuar Tatimeve, që duhet thënë janë gjithmonë bashkëpunuese dhe shpesh problemi zgjidhet.

Por, tashmë bizneset kanë dhe një dritare tjetër ku mund të pyesin për çështjet e paqarta (përveç Shërbimit të Tatimpaguesve, kuptohet, për të cilin subjektet ankohen se shpesh nuk u kthen përgjigje).

Ai është Muçi.

Në fakt Muçi është asistenti virtual i tatimeve për të cilin tatimpaguesit mund t’i drejtohen me pyetje të veçanta, si: Kur përfitohet kompensimi 10% për TVSH? Çfarë dokumentacioni duhen dorëzuar nga fermerët? Si llogaritet detyrimi i ri për tatim mbi fitimin? Sa është detyrimi për fermerët që shesin me autofaturë?

Asistenti virtual i Tatimeve, sipas shpjegimeve që ka dhënë administrata tatimore ka marrë emrin nga tatimori më i famshëm për debatin e tij me shitësen e rigonit ne tregun e qytetit të Sarandës.

Në kontrollet me fokus sigurinë ushqimore për tregtimin e produkteve bujqësore, tatimori nga Saranda i kërkonte shitëses së erëzave, Bardhës faturën tatimore për shitjen e rigonit dhe etiketën që pasqyronte origjinën e mallit.

Debati mes tyre në tregun e Sarandës u kthye në meme për rrjetet sociale, për shkak të pyetjeve të tatimorit Muçi dhe përgjigjeve të shitëses ambulante.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Yield-et e obligacioneve 15-vjeçare rriten më tej në 6.42%

Yield-et e obligacioneve 15-vjeçare shënuan një rritje të mëtejshme në ankandin e kësaj jave. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë,  yield-i ...

10 minutes më parë 3 Min Lexim

Sistemi i ri, do mundësojë kryerjen e pagesave në lekë dhe euro 24 orë në ditë, brenda 10 sekondave

Pagesat në lekë dhe në euro do të realizohen brenda një kohe maksimale prej 10 sekondash nga pranimi i tyre nga ofruesi i shërbimeve të pagesave të...

13 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!