• Kontakt
Tuesday, November 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzohen se ndihmuan Ergys Agasin/ Apeli lë në burg Fatjon Kalluçin, liron Embro Sulejmanin

13:00 : 03/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka caktuar masat e sigurisë për Fatjon Kalluçin dhe biznesmenin Embro Sulejmani, të arrestuar në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t, ku dyshohet se kanë ndihmuar Ergys Agasin gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim.

Sipas vendimit të gjykatës, ish Shefi i Sektorit të Administrimit të Provave në Institutin e Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi do të qëndrojë në burg, pasi është lënë në fuqi masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërsa për biznesmenin Embro Sulejmani është vendosur masa “Detyrim paraqitjeje”, si dhe ndalimi i daljes jashtë territorit të Shqipërisë. Ai do të duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 09:00, pranë oficerit të policisë gjyqësore që po heton çështjen.

Me këtë vendim, gjykata ka urdhëruar edhe lirimin e menjëhershëm të Sulejmanit, nëse ai nuk mbahet i ndaluar për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Ndaj vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga dita pas njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Lexo edhe:

Shtyhet seanca për Erion Veliajn. Zbardhet letra në gjykatë për Ramën

SPAK-u me dy rrugë: Ose Ramën e Gogun në burg, ose Veliajn me akuza të tjera

Të dy personat janë nën hetim për dyshimet se i kanë dhënë ndihmë Ergys Agasit gjatë periudhës kur ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të hetimeve që lidhen me çështjen e AKSHI-t.

Akuzat për secilin

Sipas dyshimeve të SPAK, Fatjon Kalluçi, i cili mbante detyrën e shefit të Policisë Shkencore, dyshohet se i ka vënë në dispozicion Ergys Agasit informacione nga aktet e ekspertimit të një automjeti tip “Land Rover Defender”, me targë GG444AA, të gjetur në ambientet e “Equos Resort”. Konkretisht, sipas hetimeve, Kalluçi i ka dërguar Agasit tre fotografi të ekspertizës së automjetit, të cilat dyshohet se përmbanin të dhëna që nuk duhej të bëheshin publike. Për këtë arsye, ai hetohet për veprën penale të zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete.

Ndërsa Embro Sulejmani, i cili punonte si kryekamarier i “Kodrës së Kuajve”, një prej ambienteve të frekuentuara nga Agasi në Durrës, dyshohet se e ka ndihmuar këtë të fundit gjatë kohës që ishte në kërkim, duke i dërguar ushqime. Sipas raportimeve mbi hetimet, komunikimet për këto dërgesa janë zbuluar në telefonin e Agasit. Sulejmani ka pranuar se i ka dërguar ushqime, por ka mohuar të ketë kryer vepër penale. Ai hetohet për përkrahje të autorit të krimit.

Etiketa: embro sulejmaniErgys Agasifatjon kalluciGJKKOshishspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtyhet seanca për Erion Veliajn. Zbardhet letra në gjykatë për Ramën

11:55 : 03/11/2026
AKTUALITET

SPAK-u me dy rrugë: Ose Ramën e Gogun në burg, ose Veliajn me akuza të tjera

11:27 : 03/11/2026
AKTUALITET

Bylykbashi akuzon SPAK-un: Heshti për dhunën ndaj protestuesve, po mban në këmbë qeverinë

11:17 : 03/11/2026
AKTUALITET

Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:01 : 03/11/2026
AKTUALITET

Si u fsheh vila e Belinda Ballukut në Dhërmi

08:10 : 03/11/2026
AKTUALITET

Korrupsioni në qeveri, gazetari amerikan vë në vështirësi Ramën: Përgjegjësi individuale apo jo?

20:31 : 02/11/2026
Para

Autori i grabitjes së "Raiffeisen Bank" bashkëpunoi me punonjës brenda institucionit? Pistat e hetimit

TË GJITHA

Konsumi i fortë dhe AI mbajnë në këmbë ekonominë amerikane, GDP-ja rritet me 3.4%

13:23 : 03/11/2026

“Rama jep dorëheqjen”- Studentët nuk e ndalin marshimin, të rinjtë futën në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit

13:18 : 03/11/2026

Autori i grabitjes së “Raiffeisen Bank” bashkëpunoi me punonjës brenda institucionit? Pistat e hetimit

13:14 : 03/11/2026

Akuzohen se ndihmuan Ergys Agasin/ Apeli lë në burg Fatjon Kalluçin, liron Embro Sulejmanin

13:00 : 03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, hapen qendrat e votimit për përbërjen e re të Kongresit

12:53 : 03/11/2026

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Së shpejti do të bëhen publikë emrat e kandidatëve të PD

12:48 : 03/11/2026

Studentët marshojnë para selisë blu dhe ironizojnë: Partia Demokratike, si u shite gjithë këto vite

12:45 : 03/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com