Ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë, Apeli i GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin
Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, nga “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur” dhe ndalim dalje jashtë vendit.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili ka shqyrtuar ankimin ndaj masës së sigurisë të vendosur më herët nga gjykata e shkallës së parë.
Embro Sulejmani, i cili përfaqësohet nga avokatët Andi Skënderi dhe Ajola Prençi, do të përfitojë një masë më të lehtë sigurie, duke mos qëndruar më në qeli, por duke pasur detyrimin të paraqitet pranë autoriteteve sipas kushteve të përcaktuara nga gjykata.
Ndryshe ka vendosur Apeli për Fatjon Kalluçin që nuk e ndryshoi masën por e la në arrest në burg.
Ndërkohë, po sot shqyrtohet çështja e Vlora Hysenit, për të cilën seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit është caktuar sot në orën 13:00.
Përplasen dy makina në afërsi të Linit në Pogradec, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë
Vodhi makinën nga parkingu i një hoteli dhe i hoqi targat, arrestohet 31-vjeçarja në Sarandë
Nga Politekniku te Ekonomiku, studentët marshojnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit (VIDEO)
- 12:56 Analiza/ Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet
- 12:48 Berisha thirrje shqiptarëve: Të shtunën në orën 12:00, protestë në mbështetje të studentëve
- 12:35 Mali i Zi mund ta nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027
- 12:24 Kryeministri i Ukrainës: Nuk mund të përjashtohemi përgjithmonë nga tregu i BE-së
- 12:24 Rrëzohet një avion i vogël në Zelandën e Re, dy të vdekur pas përplasjes në ishull
- 12:18 Cristiano Ronaldo Jr. vazhdon gjurmët e babait, ftohet nga Portugalia