Tragjedia e futbollistit Jesus de Miguel/ Gruaja dhe vajza e tij ishin në stadium gjatë ndeshjes së tij të fundit

Vdekja tragjike e futbollistit spanjoll Jesús de Miguel, në moshën vetëm 30-vjeçare, ka prekur thellë botën e futbollit, por mbi të gjitha ka lënë pas një dhimbje të madhe për familjen e tij.
Sulmuesi i Tenerife-s ndërroi jetë pas përplasjes së rëndë gjatë ndeshjes kundër Andorrës, duke lënë pas partneren e tij, Marían, dhe vajzën e tyre të vogël, Carla.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, De Miguel ishte bërë baba për herë të parë në qershor të vitit 2025. Vajza e tij ishte vetëm rreth 16 muajshe në momentin e tragjedisë.
Një detaj veçanërisht prekës është se partnerja dhe vajza e futbollistit raportohet se ndodheshin në stadium në momentin kur ndodhi ndërhyrja fatale.
Ndërkohë, prindërit e futbollistit udhëtuan drejt Tenerife-s sapo morën lajmin për gjendjen e rëndë shëndetësore të djalit të tyre.
Largimi i parakohshëm i De Miguel ka lënë një boshllëk të madh te njerëzit e tij më të afërt. Në moshën 30-vjeçare, kur kishte ende shumë ëndrra për të realizuar në karrierë dhe në jetën personale, gjithçka u ndërpre në mënyrën më të dhimbshme.




