Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO

Një 31-vjeçare është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një automjet nga vendparkimi i një hoteli në lagjen nr. 1. Policia njofton se ajo u ndalua rreth 30 minuta pas vjedhjes, pranë tunelit të Skërficës, duke drejtuar automjetin e denoncuar.

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet nisën menjëherë pas kallëzimit të pronarit të automjetit, shtetasit A. M., i cili e kishte lënë makinën në parkimin e hotelit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë identifikuan si autore të dyshuar shtetasen E. S., 31 vjeçe, banuese në Sarandë. Pas veprimeve hetimore dhe kërkimeve në terren, shërbimet e Policisë e lokalizuan dhe e ndaluan në afërsi të tunelit të Skërficës.

Policia bën të ditur se 31-vjeçarja dyshohet t’i ketë hequr targat automjetit dhe t’i ketë hedhur në një kazan mbeturinash në dalje të qytetit. Automjeti dhe targat e tij u gjetën dhe u sekuestruan.

Në përfundim të veprimeve procedurale, E. S. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.