E martë, 3 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

E pazakontë/ Vodhi orën me vlerë 260,000 euro, hajduti pendohet dhe e kthen në dyqan me një letër kërkim faljeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tokio të Japonisë, ku një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, e vjedhur javën e kaluar nga një dyqan, është kthyer në mënyrë misterioze së bashku me një letër kërkimfaljeje.

Sipas mediave japoneze, vjedhja ndodhi në zonën Nakano, ku një burrë, duke u shtirur si klient, provoi një orë të markës luksoze Audemars Piguet, me vlerë 46 milionë jen, dhe më pas u largua nga dyqani.

Rasti mori një kthesë të papritur më 1 nëntor, kur dyqani mori një pako që përmbante orën e vjedhur dhe një letër të shkruar me dorë, përmes së cilës autori kërkonte falje për veprimin e tij.

Sipas gazetës japoneze “Asahi Shimbun”, numri serial i orës u mundësoi hetuesve të konfirmonin se bëhej fjalë për të njëjtin objekt të vjedhur.

Reklamë

Megjithatë, pavarësisht kthimit të orës, policia e Tokios vijon kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për vjedhjen.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.