Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit.

Të paktë në numër, me thirrjet ‘bashkohuni me ne’, protestuesit mbajnë në duar edhe pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe kërkojnë largimin e Qeverisë.

Në hyrje të Politeknikut ata vendosën edhe 10 karrige me fotografi të protestuesve të lënduar nga përplasjet me Policinë gjatë tubimeve, si dhe disa letra të bardha me mbishkrimet 'Diktator'.

Gjatë dy ditëve të fundit, në protestën e zhvilluar në Tiranë ka pasur një numër të ulët pjesëmarrësish dhe nuk janë regjistruar akte dhune si në tubimet e zhvilluara më herët.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
'Diktator'- Studentët vendosin para Politeknikut 10 karrige me fotografi të protestuesve të lënduar

1793698833_studentetkarrigepankarta.jpg

Një grup studentësh kanë vendosur para Universitetit Politeknik të Tiranës 10 karrige në mënyrë simbolike, sipër të cilave janë vendosur fotografi nga raste të ndryshme nga protesta, ku kanë mbetur të lënduar disa protestues.

Sipas secilës karrike është edhe nga një letër e bardhë me mbishkrimin ‘Diktator’, që i referohet kryeministrit Edi Rama.