Një lajm i zi për botën e futbollit ka ardhur mëngjesin e së martës. Futbollisti i Tenerife-s në Spanjë, Jesus de Miguel Alameda, ka ndërruar jetë në spital pas përplasjes së fortë që pësoi në ndeshjen e La Liga-n kundër Andorra-s. 30-vjeçari gjatë një aksioni u përplas ashpër nga portieri kundërshtar dhe si pasojë, referuar mediave në Spanjë, pësoi atak kardiak.
Alameda u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndeshja u ndërpre pasi arbitri ndëshkoi me karton të kuq portierin e Andorra-s. Teksa pritej përmirësimi i shëndetit të lojtarit lajmi që ka tronditur botën e futbollit, sidomos në Spanjë, rezultoi i pashmangshëm. Sulmuesi i Tenerife-s ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Njoftimi i Tenerife:
“Të shkatërruar nga dhimbja, me një nyje në fyt dhe ende në pamundësi për të besuar se kjo është e vërtetë, nga CD Tenerife njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Jesús de Miguel Alameda, e ndodhur këtë të martë, më 3 nëntor 2026, në orën 08:00.
Nuk ka fjalë ngushëllimi dhe asgjë që mund ta lehtësojë këtë dhimbje të mbushur me trishtim. Jemi pranë familjes së tij të pikëlluar, pranë njerëzve të tij të dashur dhe pranë gjithë tifozëve të Tenerifes, të cilët sot vajtojnë këtë fund mizor.
Familja e Jesús de Miguel falënderon për çdo mesazh dhe shenjë mbështetjeje të marrë, ndërsa kërkon me gjithë zemër respekt maksimal për privatësinë e saj në këto momente të tmerrshme”.

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është në gjendje të rëndë emocionale pas tragjedisë që tronditi futbollin spanjoll, ku sulmuesi i Tenerife-s, Jesús de Miguel, humbi jetën pas përplasjes me të gjatë ndeshjes së së hënës. Sipas raportimeve të Radio COPE, Oëono kishte shprehur dëshirën t’i kërkonte privatisht falje familjes së futbollistit para tragjedisë, duke këmbëngulur se ndërhyrja e tij nuk kishte asnjë qëllim për ta dëmtuar kundërshtarin.
Situata është veçanërisht e rëndë edhe për portierin, i cili u largua me karton të kuq pas incidentit. Në stadiumin “Heliodoro” tifozët e Tenerife-s e thërritën në kor “vrasës”, ndërsa futbollisti tani është thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike.
-
Shume ngushellime famijareve te te ndjerit.
Përgjigju









Komente
Komento