“Kam shumë lojtarë të dëmtuar, pres që skuadra të jetë më e kompletuar pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare”

3 Nëntor 2026
9:38
Telesport
back button

Barcelona do të përballet me Aston Villa sot në Champions League, por ajo që bie në sy është lista e gjatë e lojtarëve të dëmtuar. Nuk do të luajë as Andreas Christensen, i cili mori pjesë vetëm në një pjesë të shkurtër të seancës stërvitore të së dielës me shokët e skuadrës.

Mbrojtësi nuk mori pjesë në stërvitjen e djeshme dhe vazhdoi të punojë individualisht. Danezi është duke u rikuperuar nga një dëmtim në muskulin këmbës së majtë, të pësuar në fund të shtatorit. Ai nuk do të jetë i disponueshëm as për ndeshjen e ardhshme në transfertë kundër Atlético Madrid.

Trajneri Hansi Flick dha një përditësim mbi listën e lojtarëve të dëmtuar, duke shpjeguar se klubi nuk ka ndërmend të marrë asnjë rrezik: “Pas ndërprerjes së kampionatit javën tjetër, shpresoj t’i kem të gjithë në dispozicion, përfshirë Dani Olmo. Sa i përket Espart, ndoshta vitin e ardhshëm.”

Edhe Jules Koundé pritet të mungojë sot ndaj kundër Aston Villa dhe në fundjavë kundër Atlético-s. Ndërkohë, Eric Garcia dhe Dani Olmo pritet të rikthehen pas ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve.

Pritja do të jetë dukshëm më e gjatë për Xavi Espart. Lojtari i ri po përballet me një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë dhe Barcelona nuk pret që ai të jetë sërish i disponueshëm para vitit 2027.

Sa i përket Roony, i cili është në proces rikuperimi pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, ende nuk ka një datë të caktuar për rikthimin e tij. Si pasojë, Flick do të duhet të vazhdojë të menaxhojë një skuadër të prekur rëndë nga mungesat, të paktën deri në ndërprerjen e radhës për ndeshjet e kombëtareve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit