Skip to content
3 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ANTON KOSTERI – “Do të të kalb në burg”, askush nuk mund ta thotë këtë fjalë…

ShkodraWeb 3 November, 2026
anton kosteri burgu rec 2024

Në një shtet ligjor, askush nuk ka të drejtë ta thotë këtë fjali. As kryeministri, as ministri, as kushdo tjetër, sado pushtet që të ketë. Burgu nuk është pronë e askujt që ta premtojë apo të kërcënojë me të. Heqja e lirisë së një individi vendoset vetëm nga një gjykatë e caktuar me ligj, duke zbatuar me përpikëri një proces të rregullt ligjor dhe mbi bazën e provave.

Nuk e di nëse kjo fjali është thënë apo jo me të vërtetë, pasi ka dy versione që e përjashtojnë njëri-tjetrin dhe nuk më takon të zgjedh mes tyre. Por pikërisht për këtë arsye çështja është e rëndë në të dyja rastet.

Nëse është thënë, kemi të bëjmë me një ide të rrezikshme për të gjithë strukturën shtetformuese: që pushteti politik mund të vendosë se kush mbetet në burg dhe për sa kohë. Kjo e kthen drejtësinë në mjet ndëshkimi dhe çdo qytetar në peng të vullnetit të dikujt. Na kthen te praktika që besonim se i kishim lënë pas bashkë me diktaturën.

Nëse nuk është thënë, dhe gjithçka është një strategji e mirëmenduar për të paraqitur nesër procesin penal në fjalë si persekutim politik, edhe kjo e dëmton rëndë drejtësinë. E dëmton në heshtje, por jo më pak, sepse e bën të pabesueshme në sytë e qytetarëve dhe të institucioneve ndërkombëtare.

Në të dyja rastet humbet e njëjta gjë: besimi se në Shqipëri burgun dhe lirinë i vendos ligji, jo pushteti dhe as loja politike. Si avokat, kjo është e vetmja anë që di të mbaj dhe që do ta mbaj gjithmonë: ligji dhe e drejta. /Nga Anton KOSTERI, kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 3 nëntor 2026…

TË FUNDIT

shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 3 nëntor 2026…

ShkodraWeb 3 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë 3 nëntor 2026…

ShkodraWeb 3 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 3 nëntor 2026…

ShkodraWeb 3 November, 2026

TË FUNDIT

  • NGA ANTON KOSTERI – “Do të të kalb në burg”, askush nuk mund ta thotë këtë fjalë… 3 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 3 nëntor 2026… 3 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë 3 nëntor 2026… 3 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 3 nëntor 2026… 3 November, 2026
  • “Nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike”, Arbër Hajdari reagon pasi i doli emri nga Erion Veliaj… 2 November, 2026
  • “84 gjyqtarë më shumë në sistem, organika shkon në 501 toga të zeza, plus 18 rezervë”, KLGJ merr vendimin 2 November, 2026
  • “Përjetësisht mirënjohës ndaj secilit nga ju”, babai i Lukasit falenderon shqiptarët për kontributin… 2 November, 2026
  • DOKUMENTI – “Mbledhja e kundraligjshme”, kontestohet zgjedhja e Bordit të Administrimit: U shkel ligji dhe rregullorja 2 November, 2026
  • “Kam shumë herë më tepër dinjitet se ai”, Erion Veliaj plas “bombën” ndaj Ramës: Nxirr prova, ndryshe ik… 2 November, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet në Spanjë shkodrani 36 vjeçar, ishte i shpallur në kërkim, do të ekstradohet 2 November, 2026
  • E TRISHTË – Humb betejën me sëmundjen Gjergj Mena, regjisori 41- vjeçar mbështeti aktorët e rinj… 2 November, 2026
  • VIDEO – Rrënojat e Kukësit të Vjetër dalin sërish në sipërfaqe, Liqeni i Fierzës në kuotën 260 metra… 2 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

anton kosteri burgu rec 2024

NGA ANTON KOSTERI – “Do të të kalb në burg”, askush nuk mund ta thotë këtë fjalë…

ShkodraWeb 3 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 3 nëntor 2026…

ShkodraWeb 3 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë 3 nëntor 2026…

ShkodraWeb 3 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 3 nëntor 2026…

ShkodraWeb 3 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.