Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë, duket se po shoqërohet me masa konkrete.
Disa aktivistë dhe qytetarë kanë raportuar se janë gjobitur me 5 mijë lekë, pasi kanë marrë pjesë në tubime dhe se kanë bllokuar qarkullimin.
Denoncimi me fletën e gjobës është publikuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan ndër të tjera “gjobitja e qytetarëve vetëm dhe vetëm për faktin se ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në një protestë paqësore përbën një akt të rëndë arbitrariteti”.
Sipas Bardhit kjo është censurë.













