Prime-i i së hënës i Big Brother VIP Kosova 5 pati një moment emocionues, kushtuar ish-banorit Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën dy muaj më parë në një aksident tragjik.

Për publikun është transmetuar një klip me disa nga momentet më të bukura të tij gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 3, veçanërisht ato që kishte ndarë me mikun e tij, Fitimin.


Pas dy muajsh nga humbja e shokut, Fitimi ka thyer heshtjen duke kujtuar me emocione shoqërinë e tyre dhe momentet e veçanta që kishin kaluar së bashku.

- YouTube www.youtube.com

Ai e përshkroi Laurentin si një djalë pa xhelozi e pa inat, i cili me mirësinë dhe karakterin e tij arrinte t'i bënte të gjithë për vete.

Madje, duke folur për vendin që kishte në mesin e tyre, Fitimi e cilësoi si 'sheqerin e shoqërisë'.

Gjatë rrëfimit të tij, Fitimi ndau edhe një ngjarje që lidhet me jetën e tyre jashtë shtëpisë së Big Brotherit.

Ai tregoi se së bashku edhe me shokun tjetër, Egzon Sahitin, kishin realizuar përmbajtje të ndryshme në video, por pas humbjes së tij kishin vendosur të mos vazhdonin më me këtë aktivitet.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, ishte nëna e Laurentit ajo që u kishte dhënë kurajë për të vazhduar sërish me realizimin e videove, duke i thënë që të mos e ndërprisnin atë që dikur e bënin së bashku.

Rrëfimi i Fitimit solli edhe një herë në vëmendje kujtimet për Laurentinin, duke rikthyer momentet e tij në ekran dhe lidhjen e veçantë që kishte krijuar me miqtë dhe publikun. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube