Tragjedia në Demiraj të Gjilanit, sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe

Familja ka njoftuar se sot do të përcillen për në banesën e fundit Adonis dhe Dolora Demiri, 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që u gjetën pa shenja jete të dielën në ngjarjen tragjike në Demiraj të Gjilanit. Ndërkohë, institucionet e vendit kanë vijuar të bëjnë publike hollësi të reja për rastin.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit është caktuar për datën 03.11.2026, pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj.

Të lidhura

None found

Në lajmërimin drejtuar të afërmve, miqve dhe dashamirëve, familja shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Adonis dhe Dolora Demirit më 01.11.2026. Njoftimi e përcakton ceremoninë për “nesër”, më 03.11.2026, ndërsa bën të ditur se hollësitë për orarin dhe vendin e të pamës do të komunikohen pas varrimit.

Për këtë ngjarje është arrestuar si i dyshuar Brahim Demiri, 65 vjeç, babai i të riut. Të hënën, ndaj tij është vendosur masa e paraburgimit.

Dyshimet janë se Demiri i ka marrë jetën të birit në fshatin Demiraj pas një përplasjeje fizike. Pa shenja jete është gjetur edhe mbesa e tij tremuajshe, vajza e 27-vjeçarit të ndjerë.


Shtuar më 3.11.2026 08:34