NPL “Fushë Kosova” pastron hapësirat publike në disa lokacione të qytetit
NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë realizuar pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në disa lokacione të qytetit.
Sipas njoftimit, punimet janë zhvilluar në parkun para Stacionit të Trenit, në rrugën “Nëna Terezë”, si dhe në rrugën kryesore.
Kompania ka bërë të ditur se angazhimi i ekipeve për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojë çdo ditë, me qëllim të krijimit të një ambienti më të pastër dhe më të mirëmbajtur për qytetarët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























