Arbër Hajdari ka reaguar, pais kryetari i Bashkisë së Tiranës në detyrë Erion Veliaj deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka kërcënuar që ta dorëzojë Bashkinë, pikërisht tek Hajdari.
Në reagimin e tij, Hajdari shprehet se e gjitha është një thashethem.
Hajdari shton se nuk ka lidhje me historinë e përballjes politiko-penale brenda Partisë Socialiste. Ai shton se është thjesht Arbëri i fundjavës.
Postimi i Arbër Hajdarit
Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!
Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!
Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.
Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës
