Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama Veliajn apo Veliaj Ramën

Nesho: Rama-Veliaj janë përgjegjës për aferat dhe keqqeverisjen

22:00, 02/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Diplomati Agim Nesho, në një intervistë në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, ka komentuar letrën e Erion Veliajt dhe përplasjen e tij me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se të dy janë bashkëpërgjegjës për aferat dhe keqqeverisjen e vendit.

Nesho u ndal veçanërisht te çështja e inceneratorëve, duke deklaruar se Veliaj, përpara se të ngrejë pretendime për presion politik, duhet të japë llogari për miliardat e përfituara dhe firmat e hedhura në bashkëpunim me Ramën.

Diplomati kritikoi edhe SPAK-un, duke thënë se veprimet dhe shkeljet ligjore në trajtimin e çështjeve po dëmtojnë rëndë kredibilitetin e institucionit.

 “Të dy, si Rama, si Veliaj, duhen trajtuar në nivelin e kryetarit të organizatës kriminale”, u shpreh Nesho.

Pjesë nga intervista:

Unë nuk e mendoj që do të jetë dimër i vështirë. Këtu kur flasim për diktaturë edhe për një regjim mafioz, ka vetëm një kryetar të organizatës kriminale, i cili drejton të gjithë fijet. Mund të jetë që e konkurron zoti Veliaj nga shpërdorimet financiare që iu ka marrë shqiptarëve pasurinë e zotit Rama, por është gjithmonë në funksion të tij.

Se po të bënte një akt të tillë, duhet ta fillonte nga një "mea culpa", të tregonte përpara popullit shqiptar ku kanë vajtur ato miliarda lekë që ka marrë nga inceneratori, ku është bashkëpërgjegjës me Edi Ramën në të gjitha variantet e keqadministrimit të vendit, hedhjes së firmave, edhe të gjitha këto, plus një veprimtari e cila ka qenë shumë e gjatë që i ka lidhur të dy. Prandaj, unë mendoj që e gjithë kjo,  pavarësisht se ka dy momente kryesore që unë bie dakord me zotin Peka dhe me zotin Shkullaku, që këtu jo vetëm ligjet nuk respektohen, po këtu është një përgjegjësi shumë e madhe dhe të vetmit institucion siç është SPAK-u, të cilët i futen me kokë dhe tashmë të gjitha këto veprime të dukshme po i ulin kredibilitetin e tij deri në fund.

Por a ka kredibilitet tha zoti Bushati, zoti Veliaj? Unë e marr me dyshim, për arsye se tre pikat e tij të treja, përveç pikës së dytë edhe këtu dua ta theksoj atë që ti ke ndërhyrë në protestën masive duke përkrahur studentët. Kush është kjo? Kjo është ajo dyshim që Rama kërkon që ta lidhi Veliajn, lidhjet e tij të mëparshme me Sorosin, të cilët kanë ndërhyrë në keqtrajtimin, frymëzimin e popullit në revoltën popullore të studentëve.

Ka raste të tilla, ndihen përpjekje që ata kanë vepruar që në fillim për interesa të palëve të treta, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dihet që jemi përpara sezonit të nëntorit, ku bëhen zgjedhjet për midterm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me këtë rast Rama kërkon t'ia ka hedhur përgjegjësinë që nuk jam unë që kam dashur të kompromentoj politikën amerikane, po janë këto lidhjet e vjetra të cilat ky i kryen duke mbajtur parasysh edhe mosdorëheqjen si kryetar i bashkisë. Pra, duke parë Ramën duke përfunduar, dua të them një gjë që duke parë Ramën një lider kriminal në marrëdhënie me popullin e tij, me studentët që nuk ka asnjë merak për të derdhur edhe gjak, siç ka treguar duke i rrahur deri në atë nivelin e fundit të studentëve, duke i qorruar një djalë të ri 28 vjeçar, domethënë, tentuar me plumba gome që nuk lejohet në asnjë protestë të një vendi demokratik... por ai kërkon ta shtypi me dhunë.

Pra, unë mendoj që marrëdhënia e Ramës me Veliajn, i cili kërkohet që të marri, të bëhet protagonist dhe Rama ta devijojë gjithë këtë krizë të madhe që ai duhet të iki me vrap nga vendi, për arsye të keqqeverisjes krimeve që po bën bashkë me policinë, vjedhjes së popullit të tij e të tjera të krijojë një element tjetër dhe të thotë që këtu shteti vërtet kanë bërë disa... disa ndërhyrje, ka shkelur ligje, ka çuar një ministër e të tjera. Nuk ka problem Rama që... të gjithë këtë lojë që ka bërë, edhe me Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç e projektoi që Beleri të mos betohej, ashtu si nëna e la Gjykata Kushtetuese edhe Veliajn, kryetar të bashkisë, që është një nonsens tjetër.

Pra zoti Peka, unë mendoj që Rama tani përpiqet që ta delegojë, të krijojë një fabul në media, Veliaj nuk ka këtë rrugë që duhet të bëjë. Ai është një rrugë shumë e gjatë dihet që Veliaj të vetmen kartë në dorë, e di kë ka? Ka atë që është keqpërdorur nga Rama përpara ndarjes së pushtetit. Atëherë kur çonin gomarin te Partia Socialiste dhe ta shikonin ata dhe planet e tyre të poshtra që bënin kundër asaj partie, të cilët të dy ata kanë përfituar deri në fund.

 Dhe ka një element naiv, të cilët besojnë që ata janë edhe përfaqësuesit e tyre. Pra unë mendoj që të dy si Rama si Veliaj duhen trajtuar në nivelin e kryetarit të organizatës kriminale, njerëzve të inkriminuar, duhet t'i japim atë vëmendje që duhet të kemi edhe të shikojmë që Rama domethënë të jetë në shënjestrën tonë për mosqeverisjen e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco