Aleksandër Vuçiç e humbi pushtetin dhe pyetja që po bëhet më së shumti pas fitores së Listës Studentore ëshë nëse ai do të japë llogari për mënyrën se si e ushtroi detyrën. Serbia përballet me një sfidë që shkon përtej ndryshimit të Qeverisë: hetimin e korrupsionit, shkëputjen e institucioneve nga ndikimi politik dhe përcaktimin e përgjegjësisë për abuzimet e dyshuara gjatë sundimit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Analistët në Beograd vlerësojnë për Radio Evropa e Lirë se hetimet mund të prekin edhe ish-presidentin, por paralajmërojnë se përgjegjësia politike nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe përgjegjësi penale. “Besoj se hetimi do të duhej të arrinte edhe te Vuçiçi, ashtu siç ndodhi në Kroaci me Sanaderin”, deklaron për Radio Evropa e Lirë Dushan Spasojeviç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, duke iu referuar ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader, i dënuar për korrupsion.