Pas vrasjeve të fundit në Kosovë, Ramabaja përmend Zvicrën si shembull: Fenomene që i ndodhin secilit vend

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se për vrasjet e fundit brenda familjes dhe rastet e dhunës në familje në Kosovë ka edhe përgjegjësi politike, por ka vlerësuar se fenomene të tilla ndodhin edhe në shtetet e tjera.

Duke komentuar rastet e fundit në Debat Plus, Ramabaja ka përmendur Zvicrën si shembull, duke thënë se edhe në këtë shtet të zhvilluar ndodhin vrasje të kësaj natyre.

“Përgjegjësi politike ka, por këto janë fenomene të natyrës që i ndodhin secilit vend. Brenda një shteti siç është Zvicra i ke gati çdo dy javë të kësaj natyre”, ka deklaruar Ramabaja.

Gjatë ditëve të fundi Kosova po përballet me shqetësime pas rasteve të fundit të vrasjeve dhe dhunës brenda familjes.

 

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika