Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

2 Nëntor 2026 | 21:04

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Vivienne, ka hequr zyrtarisht mbiemrin e babait të saj. Një gjyqtar i Los Angeles të hënën, miratoi kërkesën e 18-vjeçares për të ndryshuar ligjërisht mbiemrin e saj nga Vivienne Marceline Jolie-Pitt në Vivienne Marceline Jolie, siç konfirmon ekskluzivisht Page Six.

Avokati i Vivienne, Peter Kenneth Levine, mori pjesë nga distanca në seancën gjyqësore që u zhvillua të hënën në mëngjes. Gjyqtari, i cili kryesoi procedurat në gjykatën Stanley Mosk të Gjykatës së Lartë të Los Angeles, lexoi me zë të lartë emrat e individëve, kërkesat e të cilëve për ndryshim emri u miratuan.

“Këto janë kërkesa për ndryshim emri që do të miratohen. Kjo do të thotë që unë mund të lexoj informacionin që është paraqitur dhe të nënshkruaj urdhrin përkatës të gjykatës. Do të jeni në gjendje të merrni një kopje të tij, ndoshta brenda një jave, në dhomën 112, në katin e parë të kësaj ndërtese, gjykatës Stanley Mosk “, shpjegoi gjyqtari.

Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga Page Six në atë kohë, gruaja e re përmendi arsye “personale” për vendimin e saj për të hequr mbiemrin “Pitt” nga mbiemri i saj. Megjithatë, Vivienne e kishte përdorur publikisht mbiemrin e nënës së saj për më shumë se dy vjet.

Në maj të vitit 2024, emri i saj u shfaq si “Vivien Jolie” në programin e prodhimit në Broadway të “The Outsiders”, të cilin ajo e kishte ndihmuar nënën e saj ta prodhonte.

Vivienne i bashkohet listës së fëmijëve të ish-çiftit që e kanë hequr ligjërisht mbiemrin e babait të tyre. Në shtator, Zahara, 21 vjeç, e ndryshoi zyrtarisht mbiemrin e saj nga Zahara Marley Jolie-Pitt në Zahara Marley Jolie pasi një gjyqtar në Los Angeles miratoi kërkesën e saj.

Vëllai i tyre më i madh, Maddox, 25 vjeç, gjithashtu e hoqi ligjërisht “Pitt” nga emri i tij po atë muaj dhe tani është Maddox Chivan Jolie. Ndërkohë, Shiloh, 20 vjeç, ishte e para nga gjashtë fëmijët e ish-çiftit që e hoqi ligjërisht mbiemrin e babait të saj, duke paraqitur kërkesën për ndryshim në ditëlindjen e saj të 18-të në maj 2024. Kërkesa e saj u miratua në gusht të atij viti.

Vëllai binjak i Vivienne, Knox, gjithashtu e hoqi mbiemrin “Pitt” nga diploma e tij e shkollës së mesme në fillim të këtij viti, megjithëse nuk është konfirmuar se ai e ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij. Megjithatë, djali i ish-çiftit, Pax, mban mbiemrin e aktorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

Për një grua të sapomartuar në Teheran, paratë që ishin të destinuara për festën e dasmës përfunduan si kapar për banesën. Tani, ajo punon në...
21:01 | 02/11/2026

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Një rast i ngjashëm si ai i Pelicot në Francë është regjistruar në Britani.  Mësohet se një burrë drogoi dhe përdhunoi gruan e tij për...
20:57 | 02/11/2026

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

Në fazën e fundit të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, J.D. Vance theksoi rëndësinë e zgjedhjeve, duke i përshkruar ato si “zgjedhjet më të rëndësishme...
20:46 | 02/11/2026