Analisti Genc Burimi, i ftuar në emisionin ‘Task Force’, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u ndalur te letra e Erion Veliajt nga burgu, akuzat ndaj SPAK-ut dhe takimi i ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, me kryebashkiakun e Tiranës.
Burimi tha se zhvillimet e fundit përbëjnë një rikthim të periudhës më të errët të diktaturës komuniste, duke bërë një paralelizëm mes letrës së Veliajt dhe deklarimeve të ish-zyrtarit komunist Feçor Shehu, i cili pretendonte se ishte dhunuar dhe kërcënuar në burg.
Ai e cilësoi situatën si një ndërthurje të diktaturës me mafien, duke e krahasuar këtë raport me përplasjen mes Jevgeni Prigozhinit dhe Vladimir Putinit.
Sipas Burimit, fakti që Prokuroria e Posaçme nuk kishte reaguar deri në momentin e deklaratës së tij, përbënte një skandal dhe dëmtonte besueshmërinë e institucionit. Burimi theksoi se akuzat nuk vinin nga një qytetar apo gazetar, por nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe se SPAK-u duhej të kishte reaguar për t’u distancuar nga pretendimet se përdorej si instrument presioni politik.
‘Sot kemi tre rikonfirmime, sepse ka kohë që janë konfirmuar, po prapë tre rikonfirmime.
E para është që jemi në një kthim të kohës më të errët të diktaturës komuniste. Brezi i ri që sot manifeston në rrugë nuk e ka njohur atë epokë, por kjo që po ndodh sot është ekzaktësisht e asaj periudhe.
Letra e Erion Veliajt është si e Feçor Shehut ju kujtohet, që thoshte më kanë rrahur në burg, më kanë kërcënuar në burg, më kanë detyruar të them gjëra që s’i kam bërë. Është e paimagjinueshme për mua që kam marrë pjesë në atë ngjarje historike të ’91-shit, që 35 vjet më vonë të jetoja këtë gjë, këtë ngjarje nën Edi Ramën. Është surrealiste.
Ka të barabartë vetëm Prigozhinin me Putinin. Pra kjo pleksje e diktaturës dhe mafies.
Rikonfirmimi i dytë cili është? Është për SPAK-un. Që SPAK-u sot në këto orë ende nuk ka bërë një deklaratë. Për mua sot SPAK-u edhe njëherë konfirmohet si një organ i njollosur, që ka marrë këto akuzë kaq të rënda, sot paradite, se është vegël në duart e qeverisë. Që po nuk bëre ne i themi SPAK-t të të dergjim, të të syrgjynosim 100 vite burg. Ky SPAK sot ka marrë këtë akuzë nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit dhe të mos bëjë asnjë deklaratë që të distancohet. Turp për SPAK-un! Turp!
S’po them që është palë, por që të mos vërë deri në atë pikë… nuk është e akuzuar nga një gazetar apo nga një qytetar që kap mikrofonin në rrugë. Akuzuar nga kryebashkiaku në detyrë i Tiranës! SPAK sot vegël e qeverisë së Edi Ramës. Është një skandal, një turp, mosreagimi i tyre.
Dhe rikonfirmimi i tretë, do ta lidh me atë diskurs surrealist të Ramës sot mbi konkurset. Që nuk do një konkurs ai siç e ka gjetur bota, do dy konkurse që të krijojmë një shtet të së drejtës.
Ku ti sot, një ministër që duhet të mishërojë shtetin e së drejtës e injoron totalisht. Kur vajti e takoi në burg ministri i drejtësisë së Francës, Sarkozinë, dhe këtë do i bëj dhe unë Gogut sot, të gjithë gazetarët, të gjitha mediat në këmbë, i kërkuan dorëheqjen. Ç’punë ke ti të shkosh të takosh Sarkozinë në burg?
Vajta tha për të parë kushtet. Por Franca ka me mijëra e mijëra nëpër burgje, pse dëgjove shoku tënd. Dhe me keq akoma, pse nuk shkon ti Gogu të shohësh sot si trajtohen në burgje, në komisariate ata fëmijë, se emra të tjerë s’ka, që mbahen si në Guatanamo. Çfarë skandali.
Gogu sot injoron se si funksionon shteti i të drejtës. Si shkon ti në burg për Veliajn? Ai vajti dërgoi një mesazh, se mund t’i shkruajë për të gjithë.
Dhe sot për mua viktima kryesore e kësaj afere është Gogu, sepse është regjistruar me 1000% dhe këtë jetë do e ketë në dosje. Rama po e pa keq punën nesër do thotë: jo unë, është ky që ka që kërcënoi, Gogu, ja regjistrimi.
Gogu sot ka firmosur vdekjen e tij politike, të mos e zgjas edhe juridike, sepse është regjistruar.’, u shpreh Genc Burimi ndër të tjera në SYRI TV.













