Holanda propozon ligjin kundër varësisë nga rrjetet sociale, synohet ndalimi i scrolling pa fund dhe njoftimeve automatike
Një nismë e re ligjore në Holandë synon të ndalojë funksionet e rrjeteve sociale që nxisin varësinë, si lëvizja pa fund e përmbajtjes, scrolling, videot që nisin automatikisht, njoftimet e vazhdueshme dhe algoritmet manipuluese.
Propozimi u paraqit nga deputetja Barbara Kathmann, e cila kërkon që platformat digjitale të mbajnë përgjegjësi për ndikimin që kanë te përdoruesit, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë. Sipas saj, këto mekanizma dëmtojnë përqendrimin dhe mund të ndikojnë në shëndetin mendor e fizik.
Projektligji parashikon që kompanitë teknologjike të provojnë se shërbimet e tyre nuk krijojnë varësi dhe nuk manipulojnë vëmendjen e përdoruesve. Nisma mbështetet edhe nga parlamentarë të disa vendeve evropiane, mes tyre Gjermania, Franca, Belgjika dhe Italia.
Ndërkohë, Komisioni Evropian pritet të paraqesë gjatë nëntorit një propozim për kufizimin e mekanizmave që nxisin varësinë nga platformat digjitale, në kuadër të Aktit për Drejtësinë Digjitale.
Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima
Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj
Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve
- 18:00 Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima
- 17:50 Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj
- 17:44 Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve
- 17:38 Gjobitja e protestuesve, Bardhi: Censurë ndaj lirive themelore, cilido që i firmos po kryen vepër penale
- 17:34 Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë
- 17:31 Presidentja Pula takim me përfaqësues të akademive të shkencave dhe arteve të Kosovës dhe Shqipërisë