Dita e gjashtë e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Protesta në shenjë kërkese për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt ka hyrë në ditën e gjashtë.

Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale për rastin, ndërsa gjatë protestës kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Protesta ka nisur sot në Prishtinë dhe po mbahet për të gjashtën ditë radhazi, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Ajo është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me kërkesë për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Protestuesit po kërkojnë gjithashtu që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare, si dhe hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve institucionalë që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë, Policia e Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale, nëse konstatohet se zyrtarët përkatës nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre në trajtimin e rastit.

Në mesin e kërkesave është edhe sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe krijimi i mekanizmave më efektivë për mbrojtjen e grave në rrezik. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për hetimin e përgjegjësisë institucionale. Ndërkohë, Kuvendi ka themeluar një komision hetimor parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në këtë rast.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika