Prokuroria kërkon paraburgim ndaj babait të 27-vjeçarit të vrarë bashkë me foshnjën në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.Demirit, babait të 27-vjeçarit Adonis Demiri, i cili u gjet i vrarë bashkë me foshnjën e tij tre muajshe në fshatin Demiraj të Gjilanit.

I dyshuari po hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, sipas nenit 173 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ishte raportuar më 1 nëntor, rreth orës 09:00, kur Policia e Kosovës e kishte njoftuar Prokurorin e Shtetit për gjetjen e dy viktimave në fshatin Demiraj.

I dyshuari B.D., babai i 27-vjeçarit, ishte ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, njofton opinionin publik se me datën 01.11.2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit nga Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27 vjeq) dhe D. D. (foshnje 3 muajsh), ku i dyshuari B.D, babai i viktimës A.D është ndaluar për 48 orë”.

Prokuroria ka bërë të ditur se më 2 nëntor ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Gjilan kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Lexo edhe:

27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës dhe trajtim psikiatrik në liri

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika