Grabitja e Raiffeisen Bank në Tiranë/ Policia jep detaje: Autori i maskuar arratiset me monopatinë

Policia ka reaguar lidhur me grabitjen e Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet me dije se autori ka hyrë i maskuar me një pjesë si tip shalli dhe i ka vënë armën në kokë arkëtares, duke i marrë lekët nën kërcënimin e armës.

Më pas, tek dera i ka drejtuar armën edhe rojës së bankës që të mos bëj asnjë lëvizje dhe ka dalë jashtë, duke ikur me një monopatinë drejt stadiumit Dinamo.

Të lidhura

None found

Policia, në njoftimin zyrtar, thotë se janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.


Shtuar më 2.11.2026 11:30