
Një tjetër mrekulli e zemrës së madhe dhe bamirëse të shqiptarëve anëkënd botës! Lukasi i i vogël, rikthet krejtësisht i shëruar në krahët e dy prindërve të tij, nënës dhe babait, avokatit shkodran Vladimir Vladaj.
Dy muaj më parë, vogëlushi Lukas, luftonte për të jetuar ndërsa rreth tij, u mblodh një solidaritet i jashtëzakonshëm, me donacione të hollash nga mijëra zemra shqiptare.
Ndërsa paratë u mblodhën brenda një kohe të shkurtër, rekord, Lukasi u dërgua për kurim në Itali, teksa u dërgua me avion spitalot, koston e të cilit, e vetme familja, si mijëra familje të tjera shqiptare, nuk e përballonte.
Lajmin e mirë e dha Elvis Naçi, i cili bashkë me fondacionin “Firdeus”, u bënë nismëtarë të përkujdesjesh dhe dërgimit për kurim të specializuar për rreth 600 fëmijë deri tani.
“Mirë se u ktheve në shtëpi, Lukas i vogël! Ndalu nje Minut dhe lexoje… Lukasi Kjo nuk është thjesht buzëqeshja e një nëne. Është buzëqeshja e një nene që e pa vdekjen t’i afrohej fëmijës së saj dhe sot pas kurimit ne Itali erdhi me duart plot. Them ndalu nje minut dhe po munde shperndaje! Sepse sapo shpetuat nje jete, shpetuat Lukasin e vogel ku e vetmja shprese ishit ju. Me prinder te mrekullueshem qe nepermjet ketij postimi ju falenderojne nga zemra. Jeni te mrekullueshem shpetoni jete, ktheni buzeqeshje, pushoni lotet e nenave… Zoti ju ruajt deri me tani mbi 600 femije te kuruar, misioni vazhdon… Zoti ju shperblefte ne familjet tuaja”, shkruan Elvis Naçi.
E ne nuk na ngelet gjë tjetër veçse të falenderojmë Zemrën e madhe shqiptare e duke i uruar Lukasit të vogël jetë të gjatë e të lumtur me mamin, babin, vëllain e motrën e tij!




