VIDEO/ Grabitje me armë e bankës së nivelit të dytë te Komuna e Parisit

10:59, 02/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grabitje e dyshuar me armë zjarri raportohet në një filial të bankës Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Burimet për SYRI-n, bëjnë me dije se autorët dyshohet se janë persona të maskuar.

Pas marrjes së një telefonate për grabitjen, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Njoftim i Policisë Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco