Një grabitje me armë është regjistruar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, autori ka hyrë brenda i maskuar, si tip shalli për të mbuluar fytyrën, i ka vënë armën mbi kokë arkëtares, ndërsa kjo e fundit e terrorizuar i ka dhënë lekët. Te dera i ka drejtuar armën rojës së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi ka dalë jashtë ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt stadiumit Dinamo.

Ende nuk ka të dhëna për shumën e parave të grabitura apo nëse ka persona të lënduar.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb