Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë

2 Nëntor 2026 | 10:52

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me armë të hënën në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit. Ende nuk ka informacione të qarta lidhur me ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë i maskuar, ka hyrë brenda ambienteve të bankës dhe nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me shumën e parave të grabitura.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veliaj u zhvendos në burgun e Fierit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Nuk iu komunikua urdhri i transferimit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka reaguar për mënyrën e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit,...
10:40 | 02/11/2026

Rama publikon videon për përdorimin e e-Albania: Gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës për gjetjen e shërbimit

Edi Rama ka publikuar një video rreth përdorimit të e-Albania nga mosha e tretë kryesisht por jo vetëm. Në videon e publikuar, ai tregon se...
09:52 | 02/11/2026

Dita e 21 e protestës së studentëve, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog

Kreu i qeverisë ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët protestues, duke vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë tavolinën prej guri, mbi të cilën janë...
08:29 | 02/11/2026