Sport

Formula 1/ “Fluturon” Kimi Antonelli, shpallet kampion bote!

Formula 1, piloti italian i Mercedes-it, Kimi Antonelli shënoi sukses mes rekordesh:

Më i riu në moshë që fiton titullin kampion në Formula 1.

Kimi Antonelli është kampion bote! Formula 1 feston triumfin e një piloti italian 73 vjet pas Alberto Ascari-t. Në Meksikë mjaftonte edhe vendi i 9-të, por ai bëri më shumë, duke u ngjitur në pod, pas dy shenjtorëve të kalibrit të këtij sporti, Max Verstappen e Lewis Hamilton.

Antonelli hyri në historinë e Formulës 1.

Në Meksikë, fitoi Max Verstappen. I nisur nga vendi i 5-të, ai arriti sukesin e 74-rt në karrierë. Mercedes-i nisi festën, por Ferrari humbi një shans të mirë për të fituar, për shkak të një agresiviteti të panevojshëm të Leclerc-ut ndaj Hamilton-it, që në nisje. Skuderia italiane duhej të zinte dy vendet e para, por i bëri “një dhuratë” Verstappen-it.

Leclerc u penalizua me 5 sekonda pasi kaloi shokun e skuadrës jashtë piste. Hamilton kaloi pas Verstappen-it, i cili e nisi shumë mirë. Edhe Russell u sanksionua me 10 sekonda për një kontakt me Hadjar-in.

Këtë vit, Meksika pati pak parakalime, si edhe një incident të frikshëm nga Valtteri Bottas, i cili me shpejtësi të lartë u përplas me barrierat. Për fat të mirë, pa pasoja të rënda.

Makinat u rinisën me Verstappen-in përpara Leclerc-ut, Hamilton-it dhe Antonelli-t. Anglezi kaloi Leclerc-un, të cilit iu bllokuan gomat e Antonelli mori vendin e 3-të. Gara përfundoi me Verstappen-in fitues e Hamilton-in dhe Antonelli-n në pod.

Pasi u shpall për herë të parë kampion bote, mes emocionesh, Antonelli u shpreh:

Ia dolëm. Gjatë xhiros së fundit nuk po shikoja pistën nga lotët e gëzimit.

Renditja e garës së Meksikës

1.Verstappen

2.Hamilton

3.Antonelli

4.Leclerc

5.Norris

6.Russell

7.Piastri

8.Colapinto

9.Lawson

10.Gasly

Gara për Çmimin e Madh të Meksikës u transmetua live dhe ekskluzivisht në Digitalb.