
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog, duke vendosur sërish fletushka me mbishkrimin “Dialog” mbi sofrën e gurit të vendosur përpara Kryeministrisë.
Ndërkohë protesta e studentëve hyn sot në ditën e 21-të. Ftesa për dialog vijon të refuzohet nga studentët të cilët këmbëngulin se nuk do të ketë dialog pa plotësimin e kërkesave të tyre politike, përfshirë largimin e Ramës dhe qeverisë.