Dita e 21 e protestës së studentëve, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog

2 Nëntor 2026 | 08:29

Kreu i qeverisë ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët protestues, duke vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë tavolinën prej guri, mbi të cilën janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”.

Nga ana tjetër, studentët vijojnë të mbajnë të pandryshuar qëndrimin e tyre, duke refuzuar të ulen në tryezën e bisedimeve. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe këmbëngulin në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protestat vijojnë çdo ditë që prej 13 tetorit, ku gjimnazistë dhe studentë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Në mbështetje të protestuesve janë rreshtuar edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet teksa...
16:52 | 01/11/2026

U ndaluan pas konfliktit për simbolin e shqiponjës, lirohen katër nxënësit shqiptarë në Mal të Zi

Katër nxënësit shqiptarë të mitur nga Durrësi, të ndaluar më 31 tetor në Kotorr të Malit të Zi, janë liruar pa dënim pas përfundimit të...
16:35 | 01/11/2026

Kapet në Greqi 26-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit në Selanik, pritet ekstradimi

Një 26-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet greke në kuadër...
14:50 | 01/11/2026