Të moshuarit në Gjirokastër, përballen me vështirësi për të përballuar kostot e jetesës. Ata tregojnë se shtrenjtimi i produkteve bazë të shportës, po ua bënë dhe më të vështirë sigurimin e tyre për konsum ditor.
Syri tv
Ata që përballen me vështirësi janë kryesisht të moshuarit. Ndonësë dalin çdo ditë në tregjet e fruta perimeve për të blerë produktet bazë të jetesës, të moshuarit tregojnë se rritja e çmimeve është bërë e papërballueshme.
Të ardhurat kryesore për një të moshuar janë nga pensioni, por sipas tyre, ai është i pamjaftueshëm për të përballuar kostot e jetesës, pasi peshën kryesore e zënë shpenzimet për medikamente.
Në këto kushte, të moshuarit tregojnë me dëshpërbim se kanë reduktuar numrin e produkteve të nevojshme për konsum, për të kursyer para për shpenzime të tjera të jetesës.
© SYRI.net