Protesta kanë nisur në Paris ndërsa të tjera po ndodhin edhe në Lille dhe Lyon.
Ministria e Brendshme franceze ka thënë se rreth 15 mijë njerëz po marrin pjesë nëpër protestat në Francë, duke theksuar se situata aktualisht është e qetë.
Megjithatë, Policia deri në mesditë ka arrestuar 27 persona.
Dy organizata të studentëve kanë bërë thirrje për bllokada për t’u qasur në shkolla dhe universitete të martën dhe të mërkurën dhe kanë kërkuar që studentët të marrin pjesë në protestën e 5 nëntorit të thirrur nga punëtorët.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka paralajmëruar protestuesit se nëse maskohen duke shfrytëzuar natën e Halloweenit për të shkaktuar trazira, do të gjobiten me 150 euro.
Ndërkohë në Gjermani po ashtu raportohet se rreth 2700 persona po protestojnë në Berlin, e rreth 1800 në Munih e Frankfurt.
Evropa në valën e protestave, qindra mijëra njerëz në rrugë
Qindra mijëra njerëz në Francë, Gjermani dhe Itali do të dalin në rrugë sot, 31 tetor,...-
Evropa në valën e protestave, qindra mijëra njerëz në rrugë
-
Grupet protestuese në Francë kërkojnë më shumë demonstrata
-
Protesta në tërë Francën, 135 të arrestuar deri në mesditë
-
Franca në gatishmëri të lartë për protestat sot, pas trazirave të javës së kaluar
-
Qeveria franceze bën hapin e parë për të qetësuar protestat - premton 3,000 mësues shtesë