Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spalletti motivon Juventusin para Napolit: Duhet të kemi më shumë dëshirë se kundërshtarët

    Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, thirrje kundër Ramës dhe Berishës

    Shpërthimi në Athinë ku humbën jetën 6 persona, pritet të zbardhen detaje të reja nga hetimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Spalletti motivon Juventusin para Napolit: Duhet të kemi më shumë dëshirë se kundërshtarët
    Kryesore

    Spalletti motivon Juventusin para Napolit: Duhet të kemi më shumë dëshirë se kundërshtarët

    October 31, 2026
    Tronditet Juventusi/ Spalletti bën gati valixhet, dy emra me peshë janë opsionet për ta zëvendësuar

    “Ka vetëm një rrugë për të fituar ndeshjet: të kemi më shumë dëshirë se të tjerët”. Me këtë mesazh, Luciano Spalletti ka tentuar të motivojë Juventusin në prag të supersfidës me Napolin, skuadrën me të cilën fitoi titullin kampion në sezonin 2022-2023.

    Në konferencën për shtyp, trajneri i bardhezinjve foli edhe për ditëlindjen e Juventusit, duke shprehur dëshirën që skuadra të rikthejë entuziazmin te tifozët.

    “Çfarë i uroj Juventusit, që nesër ka ditëlindjen? I uroj të shohë shpresën në sytë e tifozëve të tij dhe të jetë një skuadër që u jep atyre të gjitha frytet që meritojnë. Duhet të kemi një skuadër me ekuilibër, sepse do të përballemi me një ndeshje shumë të vështirë, që do të na angazhojë në të gjitha zonat e fushës. Nuk do të ketë kohë për të ndaluar e për të diskutuar gjatë atë që duhet të bëjmë”, u shpreh Spalletti.

    Ai foli edhe për Zhegrovën dhe Bogën, duke lënë të kuptohet se të dy mund të aktivizohen gjatë pjesës së dytë.

    “Janë futbollistë që, edhe nëse nuk do të luajnë si titullarë, do të kenë mundësinë të zbresin në fushë në pjesën e dytë”, deklaroi trajneri.

    Spalletti shprehu më tej dëshirën për të përmbysur situatën e vështirë që po kalon Juventusi dhe për ta rikthyer skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive.

    “Kanë ndodhur shumë gjëra që kanë krijuar vështirësi dhe dua ta përmbys këtë moment. Unë dhe skuadra duam të kthehemi në rrugën e duhur, sepse për këtë jetojmë dhe punojmë. Duhet të fitojmë respektin që na është mohuar”, theksoi ai.

    I pyetur nëse kishte përjetuar më parë situata të ngjashme, trajneri u përgjigj se nuk është hera e parë që përballet me periudha të vështira.

    “E kam kaluar disa herë, sepse kam pasur fatin të punoj me skuadra që luftonin për të fituar ose me skuadra që duhej të përmirësonin pozitat në klasifikim. Kur nuk ke rezultate te Juventusi, jehona është shumë më e madhe dhe e ndesh në çdo cep, duke e bërë të vështirë edhe jetën normale. E kam përjetuar këtë situatë dhe nuk do të jetë as e fundit”, përfundoi Spalletti.

    juventus Spalleti sport
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spalletti motivon Juventusin para Napolit: Duhet të kemi më shumë dëshirë se kundërshtarët

    October 31, 2026

    Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, thirrje kundër Ramës dhe Berishës

    October 31, 2026

    Shpërthimi në Athinë ku humbën jetën 6 persona, pritet të zbardhen detaje të reja nga hetimet

    October 31, 2026

    Monika Lubonja reagon pas publikimit të videove intime: Mesazh për kritikët, përdor edhe lehjen e qenve

    October 31, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.