Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përparim Rama intervistohet si i pandehur për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

rama

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”, me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rama pas intervistimit ka thënë se i takon Prokurorisë të hetojë nëse ka diçka të paligjshme te projekti.

“Unë kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe të tjera. Prandaj kam ardhë përkundër faktit që disa si kryeministri që nuk shkojnë, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Prokurorinë sepse kështu zhvillohet shteti demokratik. Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është të dijë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, ka thënë ai pas intervistimit.

Në Qershor të vitit 2024 KOHA ka shkruar se Komuna e Prishtinës e ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik që në fillim të procesit tenderues për kontratën “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, në vlerë 12 milionë euro.

Konsorciumi që ka fituar kontratën, e që përbëhet nga kompanitë “Anarch” e “Ardi Ç”, kishte përfshirë në dosje dokumentin për Sigurim të Tenderit, në vlerë prej 12 mijë eurosh.

Vlera në këtë sigurim është dhjetëfish më e vogël sesa minimalja që kërkohet me ligj.

Edhe Rama dyshohet për korrupsion në projektin “Arkitekti i Kryeqytetit” LAJMET E MBRËMJES Rama dyshohet për korrupsion në projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Gjithashtu në maj të 2024-s, KOHA ka raportuar se pronar i njërës kompani në konsorcium që ka fituar kontratën 12-milionëshe “Shërbimi i arkitektit të kryeqytetit” është Astrit Nixha, i cili në të kaluarën ka pasur raporte pune edhe me një biznes të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

VIDEO: