Me dy gola të sulmuesit Albin Berisha, një të mesfushorit Giovanni Ribeiro dhe një të mbrojtësit Diar Vokrri, Ballkani fitoi bindshëm të premten pasdite ndaj Drenicës.
Ndeshjen e parë të xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani e fitoi 4:0.
Për Ballkanin është fitorja e dytë rresht, pas asaj ndaj Vushtrrisë që u fitua në tavolinë pasi lojtarët e skuadrës vushtrriase nuk u paraqitën në fushë.
Ndërkohë, Drenica mbetet pa fitore prej 20 shtatorit. Skuadrës “kuqezi” nuk i ka ndihmuar as ardhja e trajnerit Gentjan Mezani, që e zëvendësoi Jeton Mehmeti në postin e trajnerit.
Berisha realizoi në minutën e 19-të dhe dy minuta pasi nisi pjesa e dytë. Braziliani Giovanni shënoi në minutën e 64-t, ndërsa Vokrri katër minuta më vonë.
Edhe
Nuk gabon Ballkani, mposht Drenicën
Ballkani me këtë fitore tani ka 19 pikë në 12 ndeshje. Drenica mbetet në vendin e tetë me 11 pikë.
Nuk ndalet Ballkani
Diar Vokrri e ka shënuar golin e katërt të Ballkanit ndaj Drenicës.
Golin për 4:0, mbrojtësi i krahut të djathtë e realizoi në minutën e 68-të.
Edhe një tjetër gol nga Ballkani
Ballkani e ka shënuar golin e tretë ndaj Drenicës.
Giovanni Ribeiro e ka shënuar golin e tretë për Ballkanin që është duke fituar 3:0 ndaj “kuqezinjve” të Drenicës.
Mesfushori brazilian realizoi në minutën e 64-t.
Edhe
Ballkani shënon fitoren e tretë rresht
Ballkani shënon edhe golin e dytë
Ballkani i Suharekës po i afrohet një tjetër fitoreje në elitën e futbollit kosovar.
Me të nisur pjesa e dytë e ka shënuar golin për 2:0 ndaj Drenicës.
Pas gabimit në mbrojtje nga kapiteni Shkëlzen Lushtaku, përfitoi sulmuesi Albin Berisha. Berisha ishte i pagabueshëm përballë portierit në minutën e 47-të.
Ballkani po fiton ndaj Drenicës
Ballkani i Suharekës është duke fituar ndaj Drenicës në pjesën e parë.
Golin e vetëm në pjesën e parë që u mbyll 1:0, e realizoi sulmuesi Albin Berisha.
Edhe
Ballkani me shumë mund merr pikët e plota ndaj Drenicës
Berisha shënoi në minutën e 19-të.
Ndeshja që po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë është e para e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.