Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti.

Sipas policisë, autor është një 48-vjeçar shqiptar ndërsa mësohet se ai kishte njohje me viktimën dhe herë pas here e vizitonte atë në banesë, ku kryente ndonjë punë ose shërbim për të marrë në këmbim shuma të vogla parash.

Dyshohet se shkaku i vrasjes është grabitja, pasi autori kishte gjendje të mirë ekonomike dhe në banesën e tij pas ngjarjes mungonin para dhe sende me vlerë.

I gjetur pa rrugëdalje pasi në banesë u gjetën shenjat e tij të gishtave dhe material biologjik, autori u tha policëve se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur pasi ishte nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes.

Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi ta lërë në burg pa afat deri në gjykimin e çështjes.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë