Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

Një aksion i madh policor, i udhëhequr nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka përfunduar me arrestimin e tetë personave, mes tyre ish-drejtues të Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe zyrtarë të spitalit privat “Sante Plus”.

Gjatë bastisjeve të zhvilluara në tri qytete janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë rreth 50 mijë euro para të gatshme dhe aparate celularë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksioni ka goditur një grup të organizuar kriminal, i cili dyshohet se u merrte pacientëve para për operacione të syve, ndonëse këto shërbime mbuloheshin financiarisht nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Hetimi, i cili ka nisur që në orët e mëngjesit të së mërkurës, përfshin disa ish-zyrtarë të lartë të Fondit dhe persona të lidhur me spitalin privat “Sante Plus”.

Sipas informacioneve jozyrtare, në mesin e personave të përfshirë në këtë rast është edhe ish-drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Den Donçev, i cili raportohet të jetë personi i parë i kallëzuar në këtë çështje.

Në mesin e emrave të përmendur në hetim janë edhe Ridvan Asani, ish-kryetar i Bordit Drejtues të Fondit, Vesna Qamillova, ish-menaxhere e spitalit “Sante”, Salih Bozkurt, ish-pronar dhe person i autorizuar në spital, si dhe Cveten Serafimovski, ish-drejtor i Departamentit të Kontrollit në Fond.

Hetimi përfshin gjithashtu Zhaklina Stamenkovën, ish-drejtoreshë e njësisë rajonale të Fondit në Shkup, dhe Irena Popovskën, e cila aktualisht drejton këtë njësi.

Autoritetet dyshojnë se personat e përfshirë kanë kryer disa vepra penale, mes tyre keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, punë të pandërgjegjshme në shërbim, mashtrim dhe pastrim parash.

Të dëmtuar nga skema e dyshuar besohet të jenë edhe një numër i madh pacientësh, të cilët kanë marrë trajtim në këtë spital privat dhe dyshohet se kanë paguar privatisht për shërbime që duhej të mbuloheshin nga sigurimi shëndetësor.

Hetimet pritet të zbardhin përmasat e plota të skemës së dyshuar, mënyrën e funksionimit të saj dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë./infonews

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri