Skip to content
29 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Është kryer brenda të gjitha ligjeve”, transferimi i Erion Veliaj, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

ShkodraWeb 29 October, 2026
erion-veliaj-ne-gjykate-kushtetuese-3

Nisur nga spekulimet e shumta mediatike, vendosëm të bëjmë këtë njoftim të pazakontë për shtyp lidhur me procedura standarde të brendshme të punës.

Transferimi i shtetasit Erion Veliaj është kryer në kuadër të masave që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë së fundmi për sigurinë dhe garantimin e mbarëvajtjes së institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Në vijim të transferimit e të paraburgosurit Erion Veliaj në IEVP Fier, janë zbatuar procedurat e pranimit të parashikuara në nenin 38 të ligjit nr. 81/2020, datë 25.6.2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe në nenin 15 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 06.04.2022, të Këshillit të Ministrave.

Në zbatim të nenit 15, pika 4, të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, më datë 28.10.2026 i paraburgosuri Erion Veliaj u vendos në seksionin e pranimit (observimit) dhe u trajtua korrektësisht dhe në përputhje me kuadrin ligjor si për të gjitha rastet e tjera.

Më datë 29.10.2026, strukturat përgjegjëse të IEVP Fier kanë zhvilluar takim me të paraburgosurin Erion Veliaj në ambientet e sektorit të observimit. Gjatë takimit janë dëgjuar pretendimet e tij dhe janë dhënë sqarime mbi të drejtat dhe detyrimet mbi qëndrimin në institucion. Në përfundim, komisioni i pranimit ka vijuar me sistemimin e tij të plotë, në përputhje me vlerësimin individual dhe procedurat përkatëse.

Sa i përket urdhrit të transferimit, për të cilin spekulohet posaçërisht në media, ky akt është miratuar në përputhje me procedurat standarde dhe përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara “sekret shtetëror”. Për rrjedhojë, administrimi, njohja dhe vënia në dispozicion e tij u nënshtrohen kushteve, kritereve dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Shtojmë se në rastin e të paraburgosurit Erion Veliaj, është kryer edhe njoftimi i organit të prokurorisë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Në mbështetje të nenit 78 të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe të neneve 106–108 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 6.4.2022, të Këshillit të Ministrave, urdhri i transferimit për çdo arsye të përligjur nxirret nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Vlerësimi dhe vendimmarrja për transferimin përfshihen në kompetencën dhe diskrecionin administrativ të Drejtorit të Përgjithshëm, si praktikë normale pune e ushtruar brenda kushteve dhe kritereve ligjore, mbi bazën e dokumentacionit të administruar.

Nga DPB prej datës 16.10.2026 deri më datë 27.10.2026 janë kryer 24 (njëzet e katër) transferime brenda kuadrit ligjor.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, parandalimin e ngjarjeve dhe mbarëvajtjen e institucioneve, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e personave të burgosur.

Post navigation

Previous: VIDEO – Interes i lartë për përfshirje në Policinë e Shtetit, 1000 kandidatë në garë për “Patrullën…”

TË FUNDIT

full hd.05_21_48_23.Still089

VIDEO – Interes i lartë për përfshirje në Policinë e Shtetit, 1000 kandidatë në garë për “Patrullën…”

ShkodraWeb 29 October, 2026
full hd.05_18_22_03.Still088

VIDEO – Megaoperacioni “Polinomi”, kapen 265 kg kanabis, arrestohen 4 persona, 3 shpallen në kërkim

ShkodraWeb 29 October, 2026
miri bruli 2026

Do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, biznesmeni nga Velipoja transferohet nga burgu i Fierit drejt QSUT-së

ShkodraWeb 29 October, 2026

TË FUNDIT

  • “Është kryer brenda të gjitha ligjeve”, transferimi i Erion Veliaj, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 29 October, 2026
  • VIDEO – Interes i lartë për përfshirje në Policinë e Shtetit, 1000 kandidatë në garë për “Patrullën…” 29 October, 2026
  • VIDEO – Megaoperacioni “Polinomi”, kapen 265 kg kanabis, arrestohen 4 persona, 3 shpallen në kërkim 29 October, 2026
  • Do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, biznesmeni nga Velipoja transferohet nga burgu i Fierit drejt QSUT-së 29 October, 2026
  • DEKRIPTIM – Paketa që vulos varfërinë dhe zyrtarizon polarizimin e skajshëm të shoqërisë shqiptare… 29 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 29 tetor 2026… 29 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 29 tetor 2026… 29 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 29 tetor 2026… 29 October, 2026
  • Ministrja e Shendetësisë jep lajmin e mirë për Erjon Vishkullin, ja çka bërë profesori italian Stanislao Rizzo 28 October, 2026
  • VIDEO – Historike, Vora merr fitoren e parë me Vllazninë, kuqeblutë vazhdojnë në ujëra të turbullta… 28 October, 2026
  • Gjykata e Apelit Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkot të GJKKO… 28 October, 2026
  • Me mbi 72% të votave të numëruara në Izrael, kampi i Netanyahut siguron 54 mandate… 28 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

erion-veliaj-ne-gjykate-kushtetuese-3

“Është kryer brenda të gjitha ligjeve”, transferimi i Erion Veliaj, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

ShkodraWeb 29 October, 2026
full hd.05_21_48_23.Still089

VIDEO – Interes i lartë për përfshirje në Policinë e Shtetit, 1000 kandidatë në garë për “Patrullën…”

ShkodraWeb 29 October, 2026
full hd.05_18_22_03.Still088

VIDEO – Megaoperacioni “Polinomi”, kapen 265 kg kanabis, arrestohen 4 persona, 3 shpallen në kërkim

ShkodraWeb 29 October, 2026
miri bruli 2026

Do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, biznesmeni nga Velipoja transferohet nga burgu i Fierit drejt QSUT-së

ShkodraWeb 29 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.