Vrasja e Arlind Zekajt, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla

Vrasja e Arlind Zekajt, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla

17:01, 28/10/2026

Prishtina është bërë këtë herë skenë e një proteste kundër dhunës ndaj grave dhe vrasjeve me bazë gjinore, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Ajo u vra nga kunati i saj. Protesta u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me pjesëmarrjen edhe të familjarëve të së ndjerës.

Pjesëmarrësit u bashkuan rreth mesazhit ‘Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare’, duke kërkuar që fenomeni të marrë vëmendjen dhe trajtimin e duhur nga institucionet.

Gjithashtu, në protestën e zhvilluar në rrugët e Prishtinës u kërkua edhe dorëheqja e ministers Donika Gërvalla, teksa në xhamat e hyrjes kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, u shkruajt parulla: ‘Pa drejtësi, nuk ka drejtësi!’.

Organizatorët synuan të vënë në qendër të vëmendjes dhunën ndaj grave dhe rastet e vrasjeve, ndërsa pjesëmarrja e familjarëve të Arlinda Zekajt i dha protestës një dimension të veçantë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco