Ne në nenin 72 kemi propozuar që arresti i guvernatorit nësë do të kërkohet duhet të verifikohet nëse ka prova të qenësishme dhe nëse vepra penale për të cilat kërkohet arresti ka lidhje me detyrën. Nuk është imunitet por dispozitë garantuese. Arsyeja pse mbrohet guvernatori, nuk mbrohet për shkak të të qenies së tij guvernator, mbrohet për shkak të elementit që të funksionojë i pavarur pa frikën që një ditë një organ i një pushteti tjetër vjen dhe e pengon për një arsye ose për tjetër për të ushtruar detyrën. Nuk mbrohet guvernatori si person. Ne mbrojmë institucionin duke mbrojtur guvernatorin”, tha Holta Zaçaj, ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, taashmë në rolin e zv. Guvernatores së Parë të Bankës së Shqipërisë
Qeveria ka depozituar në Kuvend si nismë të saj një projektligji të propozuar nga Banka e Shqipërisë sipas të cilit Guvernatori i Bankës së Shqipërisë do ketë imunitet duke kufizuar arrestimin e tij dhe masa të tjera shtrënguese duke e lënë në dorën e Kuvendit vendimin. Projektligji për Bankën e Shqipërisë ka hapur debat të fortë teksa ligji i propozuar ngre pikëpyetje për ndikimin në hetimet penale.
Neni 72 i projektligjit, parashikon për Guvernatorin imunitet ndaj arrestit me burg apo në shtëpi dhe çfarë do masë tjetër shtrënguese nëse ai akuzohet për vepra penale të cilat lidhen me ushtrimin e detyrës dhe funksionit të tij në mënyrë që të ruhet pavarësia e shmangen presionet ndaj institucionit më të lartë financiar në vend.
“Ne në nenin 72 kemi propozuar që arresti i guvernatorit nësë do të kërkohet duhet të verifikohet nëse ka prova të qenësishme dhe nëse vepra penale për të cilat kërkohet arresti ka lidhje me detyrën.
Nuk është imunitet por dispozitë garantuese. Arsyeja pse mbrohet guvernatori, nuk mbrohet për shkak të të qenies së tij guvernator, mbrohet për shkak të elementit që të funksionojë i pavarur pa frikën që një ditë një organ i një pushteti tjetër vjen dhe e pengon për një arsye ose për tjetër për të ushtruar detyrën.
Nuk mbrohet guvernatori si person. Ne mbrojmë institucionin duke mbrojtur guvernatorin”, tha Holta Zaçaj, ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, taashmë në rolin e zv. Guvernatores së Parë të Bankës së Shqipërisë.
“Nëse ndodh një aksident dhe vret dikë në rrugë arrestohet… nëse është për shpërdorim detyre shkon në kuvend.. që të përcaktojë nëse akuza ka lidhje me ushtrimin e detyrës. Nëse ka lidhje me ushtrimin e detyrës nuk mund të arrestohet”, vijoi Zaçaj.
Praktikisht është kuvendi, i cili njësoj si në rastin e deputetëve do të japë viston e arrestimit apo jo të guvernatorit, duke gjykuar nëse vepra penale që rëndon mbi të, ka apo jo lidhje me ushtrimin e detyrës.
Sipas projektligjit, nëse Guvernatori i Bankës së Shqipërisë akuzohet për korrupsion dhe Kuvendi vlerëson se vepra për të cilën gjykohet lidhet me funksionin e tij, arrestimi nuk mund të kryhet.
Nëse nuk arrestohet për detyrën, për çfarë tjetër mund të arrestohet një Guvernator?
“Neni 72” që ne si redaksi e kemi pagezuar si “Neni Zaçaj që i jep imunitet Gent Sejkos” është një absurd logjiko juridik. Zonja Zaçaj na thotë se Guvernatori i Bankës së Shtetit nuk arrestohet dot në flagrancë për vepra që lidhen me detyrën, por duhet pyetur kuvendi më parë.
Një guvernator vetëm për shkelje që lidhen me detyrën mund të arrestohet, sepse nuk dime akoma që një guvernator të jetë ndaluar për shitje droge psh, që këtu të jetë dakord Holta Zaçaj për arrest në flagrancë.
Gjithsesi halli i Gent Sejkos është aq i madh sa nuk mendojmë që neni “Zaçaj” mund ta mbrojë.
Guvernatori me Rolex në dorë dhe me shtëpi 1.2 milionë euro pranë Air Albania, njihet si guvernatori i mikrokredive, i atyre mikrokredive që para pak ditësh përfunduan në SPAK rreth 20 e kusur veta.
Po sa jetë u shkatërruan nga firmat që Gent Sejko hodhi PRO krijimit të skemave të mikrokredive?
Po nga fakti që është i përfshirë familjarisht në skemën e mikrokredive a do arrijë ta shpëtojë nëni 72?
Gent Sejko do të mbahet mend si Guvernatori me Rolex në dorë që shpiku dhe inkurajoi skema që i thithën gjakun popullit shqiptar.
Dhe të gjjitha këto, edhe nëse shpëton për shkak të nenit 72, ka një nen hyjnor nga i cili askush nuk shpëton dot. Qoftë ky edhe një guvernator.
