Ambasada greke në Shqipëri njofton mbylljen e zyrave konsullore më 28 tetor

Ambasada e Greqisë në Shqipëri, Zyra Konsullore në Tiranë, si dhe Konsullatat e Përgjithshme në Gjirokastër dhe Korçë, do të qëndrojnë të mbyllura të mërkurën, më 28 tetor 2026, me rastin e festimit të Përvjetorit Kombëtar të Greqisë.
28 Tetori përkujton qëndresën e popullit grek ndaj ultimatumit italian në vitin 1940, një ngjarje historike që simbolizon lirinë, guximin dhe krenarinë kombëtare të Greqisë.
Përmes këtij njoftimi, bëhet me dije se të gjitha shërbimet konsullore të institucioneve të sipërpërmendura do të jenë të mbyllura gjatë kësaj dite festive.
Gëzuar Përvjetorin Kombëtar të gjithë grekëve dhe grekeve, kudo që ndodhen!
360grade.al


















