Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria ndërhyn tek taksat, u vendos 32% tatim gjyqtarëve dhe prokurorëve specialë

27/10/2026
Shqipëria drejt mbylljes së Tik Tok dhe Snapchat, deklarata e Kryeministrit Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rritet TVSH-ja e përgjithshme nga 20% në 21%, ndryshojnë tatimet mbi pagat, ndërsa pragu i regjistrimit të bizneseve në skemën e TVSH-së përgjysmohet. Këto janë disa nga ndërhyrjet kryesore të propozuara në Paketën Fiskale 2027, projektligjet e së cilës janë përgatitur nga Ministria e Financave.

Sipas propozimeve, norma e përgjithshme e TVSH-së do të rritet në 21%, nga 20% që është aktualisht. Ndryshime parashikohen edhe për sektorin e akomodimit, ku TVSH-ja për hotelet me pesë yje, agroturizmin dhe shërbimet e akomodimit në strukturat turistike propozohet të rritet nga 6% në 10%.

Ndërhyrje do të ketë edhe te tatimi mbi pagat. Për pagat bruto mbi 200 mijë lekë në muaj, pragu nga i cili zbatohet norma 23% propozohet të rritet në 300 mijë lekë. Kjo normë do të zbatohet për pagat nga 300 mijë deri në 700 mijë lekë, ndërsa për të ardhurat mbi 700 mijë lekë në muaj propozohet për herë të parë një normë tatimore prej 32%.

Një tjetër ndryshim prek bizneset. Pragu minimal i qarkullimit vjetor për regjistrimin në skemën e TVSH-së propozohet të ulet nga 10 milionë në 5 milionë lekë, ose nga rreth 100 mijë në 50 mijë euro. Sipas relacionit të projektligjit, ky ndryshim pritet të përfshijë rreth 17.516 tatimpagues të rinj, të cilët do të duhet të zbatojnë rregullat e TVSH-së.

Paketa fiskale parashikon gjithashtu ashpërsimin e mekanizmave për mbledhjen e detyrimeve tatimore, zgjerimin e zbatimit të gjobave për transaksionet me para në dorë dhe rritjen graduale të akcizës së duhanit deri në vitin 2033.

Sponsorizuar

Nga ana tjetër, bizneset pritet të lehtësohen nga detyrimi për dorëzimin e dyfishtë të pasqyrave financiare, ndërsa regjimi i veçantë i TVSH-së për Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, propozohet të zgjatet deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ulet TVSH-ja për ushqimet bazë

Pavarësisht rritjes së normës së përgjithshme të TVSH-së, një nga ndryshimet e propozuara parashikon uljen e saj për një listë produktesh ushqimore bazë, nga 20% në 6%.

Lista përfshin bukën dhe miellin, qumështin dhe kosin natyral, vezët, orizin, makaronat, vajin ushqimor, mishin, peshkun bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqerin dhe ushqimet bazë për foshnja.

Lista e detajuar e produkteve që do të përfitojnë nga norma e reduktuar e TVSH-së pritet të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ulja synon të prekë disa prej produkteve kryesore të shportës ushqimore, ndërsa efekti konkret në çmimet për konsumatorët do të varet edhe nga mënyra se si ndryshimi do të reflektohet në treg.a.b

Nga arkivi

  • Korrupsioni me tendera - një shtet paralel brenda shtetit!
  • Alarmi i opozitës, “ekonomia në humnerë”, Dorian Teliti:Ja ç’farë pamë në tregjet e vendit!
  • Basha me investitorët italianë, programi i PD, tërheqës për investimet e huaja
  • Miliona euro në tendera abuzivë për zbukurimet e fundvitit
  • OSSHE raporton miliona euro investime 'fiktive', sa nis dimri gjysma e Shqipërisë pa drita
  • “Fly Ernest” ndëshkohet nga Enti Kombëtar Civil Italian

Po ndodh

Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë të përbashkët

Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë të përbashkët

03/11/2026
Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

03/11/2026
Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Çfarë përmban letra e Veliajt, GJKKO jep përgjigje për kërkesat në letër, seanca e radhës më 17 nëntor

03/11/2026
Veliaj publikon letrën për takimin me Toni Gogun në burg: Rama më kërkoi t’ia dorëzoj Bashkinë Arbër Hajdarit

Veliaj i dërgon letër GJKKO-së, kërkon që të lexohet publikisht në seancën e sotme

03/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë të përbashkët

Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë të përbashkët

03/11/2026
Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

03/11/2026
Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Çfarë përmban letra e Veliajt, GJKKO jep përgjigje për kërkesat në letër, seanca e radhës më 17 nëntor

03/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.786 artikuj gjithsej