Teuta me hap kampioni, mbrojtje e hekurt dhe sulm vrastar! 

Teuta e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer kampionatin, duke udhëhequr me meritë Superioren.

Në shtatë takimet e para, djemtë e detit, të drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, kanë regjistruar 6 fitore dhe një barazim në premierë. 19 pikë të grumbulluara, 14 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

Sekreti për të dalë kampion është një mbrojtje solide dhe Teuta është skuadra me repartin difensiv më të mirë të kampionatit.

Portieri Paul Bernardoni ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e mbajtur portën të paprekur në 5 ndeshje, ndërsa ka pritur edhe disa penallti.

Gjithashtu, dyshja Jazxhi-Zogos në zemër të repartit difensiv jep siguri dhe qetësi, së bashku me Përgjonin dhe Fangajn, nga e majta në të djathtë.

Mesfusha është një tjetër repart që ka pasur performanca të nivelit të lartë. Toli dhe Maçolli, në qendër, shpesh bëjnë punën që nuk bie shumë në sy, por janë thelbësorë për skemat e trajnerit.

Klasi i Kallakut, shpejtësia e Boçit, efikasiteti i Arifit dhe eksperienca e Malës e bëjnë këtë ekip të luajë një futboll fluid dhe të jetë i paparashikueshëm për kundërshtarët.

Sulmi është një tjetër pikë e fortë e ekipit, me 14 gola të shënuar. Pedro dhe Umejiego janë gjuetarët e golit, me nga 4 rrjeta secili, ndërsa i kanë ndarë së bashku minutat.

Statistikat dhe forma që po kalon ekipi kanë rritur entuziazmin për të vijuar serinë e rezultateve pozitive. Ndeshja e radhës është të shtunën, kundër Elbasanit, në orën 18:30, në stadiumin “Niko Dovana”. Një përballje që vlerësohet maksimalisht nga Teuta, me objektivin për të marrë maksimumin.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri