INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Sara Gjordeni nuk e fsheh më: Ja çfarë po e vështirëson shtatzëninë e saj të dytë

Sara Gjordeni nuk e fsheh më: Ja çfarë po e vështirëson shtatzëninë e saj të dytë

Publikuar më: 09:34 23-10-2026

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, ka ndarë me ndjekësit disa nga vështirësitë që po përjeton gjatë shtatzënisë së dytë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka treguar se lodhja dhe shqetësimet fizike po ia bëjnë më të vështirë përditshmërinë.

Në një prej postimeve në Instastory, Sara ka rrëfyer se edhe lëvizjet më të thjeshta po i marrin shumë energji. “Zyrtarisht në fazën ku lodhem pas 14 hapash, dhe s’kam më frymë vetëm pse shkoj të mbush një gotë ujë. Burrat janë me fat”, ka shkruar ajo me humor.

Por lodhja nuk është shqetësimi i vetëm me të cilin po përballet. Sara ka zbuluar se këtë herë, problemet me djegien e stomakut kanë nisur që në muajin e dytë të shtatzënisë, duke shtuar një tjetër shqetësim në këtë periudhë.

Edhe pritjen deri në ardhjen e bebit, ajo duket se po e përjeton me padurim. Në një tjetër postim, Sara ka bërë shaka me kohëzgjatjen e shtatzënisë, duke shkruar: “Më duket sikur kanë ngelur edhe 129 muaj”.

Përmes këtyre momenteve të ndara me ndjekësit, Sara sjell një anë më pak të dukshme të shtatzënisë, larg imazhit idealizues që shpesh shoqëron këtë periudhë. Me batuta dhe sinqeritet, ajo tregon se pritja e një fëmije mund të shoqërohet edhe me lodhje e shqetësime të përditshme, të cilat çdo grua i përjeton në mënyrën e saj.