ARTAN GAÇI-OLTA XHAÇKA/ Çifti “strategjik” që po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash dhe fsheh dy vila tek “Secret Garden”

Ish-deputeti socialist Artan Gaçi ishte para disa ditësh në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion i shoqëruar nga avokati i tij.

Burime pranë SPAK konfirmuan se ish-ligjvënësi po hetohet për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe ky fakt, iu komunikua zyrtarisht në praninë e mbrojtësit të tij ligjor.
Teksa u larguan nga prokuroria, avokati Gurali Brahimllari deklaroi se klienti I tij, ishte thirrur në cilësinë e personit nën hetim. mbrojtësi nuk bëri komente të mëtejshme, përsa kohe theksoi se nuk është njohur me aktet e dosjes.
Hetimi për ish-deputetin dhe bashkëshorten e tij, ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka nisi më shumë se një vit më parë nga prokurorët dhe në fokus janë kompanitë e Gacit. Më herët, Xhaçka është marrë në pyetje nga hetuesit e BKH-së, ndërsa janë siguruar të dhëna përmes letër-porosive të dërguara jashtë vendit.
Artan Gaçi gëzon statusin e investitorit strategjik nga qeveria dhe kompania e tij po ndërton një kompleks luksoz në zonën e Dhërmiut, mbi një pronë e cila rezultoi e falsifikuar.
Çifti nën hetim për korrupsion, po pronat do t’ia shohë kush?
Çifti strategjik Xhaçka-Gaçi si persona nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, edhe pse kanë një “status” që ia ka dhënë qeveria sërish nuk kanë asnjë “status” që të mos i hetohen pasuritë. Siç ka ndodhur rëndom me të tjerë bisnesmenë dhe emra VIP, edhe investitorët strategjikë Xhaçka-Gaçi duhet të japin “hesap” edhe për milionin e parë.
E nëse kësaj prove ia kalojnë me “sukses”, do duhet të japin llogari për dhjetra apartamente dhe vila të shpërndara nëpër Tiranë. Nuk po flasim për pronat dhe trojet jashtë Tirane.
Po rrimë në kryeqytet.
A ia kanë deklaruar agjentëve të BKH dhe Prokurorëve çifti “strategjik” që tek rezidenca “Secret Garden” ata zotërojnë 2 vila?
A janë treguar të sinqertë me drejtësinë çifti “strategjik” duke deklaruar se vetem arredimi i njërës prej vilave ka kushtuar afërsisht 2.2 milionë euro?
A ka treguar çifti “strategjik” përpara hetuesve se cilët janë prestanomet e tyre?
Priza.al paçka çdo kostoje në përballlimin e publikimit të së vërtetës, i bën me dije dhe rikujton këdo që nuk është dakord me artikujt tanë apo me qendrimimin tonë redaksional, t’i drejtohen gjykatës.
Misioni i priza.al është i qartë dhe i pandalshëm: “Këtu lexoni atë që nuk thuhet askund”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply