
Pasditen e sotme, Klubi i Futbollit Vllaznia ka njoftuar mbylljen me mirëkuptim të bashkëpunimit me trajnerin Ergi Borshi. Në një publikim në rrjetet sociale, klubi shkodran shkruante:
KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur me mirëkuptimin bashkëpunimin me zëvendëstrajnerin Ergi Borshi. E falenderojmë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për klubin dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme si trajner.
Ndërkohë, vetë Ergi Borshi, në rrjetet e tij sociale, ka pranuar se është larguar nga Vllaznia, por ka nënvizuar se “pa dëshirën e tij”. Borshi nënvizon se “Vllaznia për mu nuk asht thjesht nji vend pune. Asht pjesë e jetës teme, asht shtëpia jeme”
Pershendetje!
Mbas 5 vjetesh te ekipi jem i zemres, ku u mundova te jepja maksimumin erdhi momenti qe rruget tona te ndahen ktu. Edhe pse pa deshiren teme, futbolli i pranon te gjitha.
Du t’falenderoj me shpirt te gjith tifozat kuqeblu per mshtetjen e madhe dhe respektin qe me kan dhan mu ne veçanti, por edhe klubit ne çdo hap. Gjithashtu, nji falenderim per çdo koleg dhe pjestar te stafit me te cilet punova krah per krah, vecanerisht drejtorin Sinani dhe trajnerin Martini , ku pengu i vetem mbetet ai titull kampion.
Falenderoj nga zemra çdo futbollist me te cilin kam punu per emocionet, respektin dhe profesionalizmin qe kan tregu brenda e jashte fushe.
Nje falenderim shkon edhe per presidentin por edhe ish-drejtorin Osmani qe ma dhane kete mundesi.
Nuk mund ndalem pa permend familjen teme dhe shoket e mi per mbeshtetjen e palekundun, sidomos ne ditet ma te vshtira.
E te fundit, por kurr nga rendesia, jane djemte e mrekullueshem VLLAZNIT ULTRAS, qe pavaresisht çdo veshtiresie e rezultati, nuk na lane kurre vetem,por ishin aty per ne.
Nuk po ju them lamtumire, sepse Vllaznia per mu nuk asht thjesht nji vend pune. Asht pjese e jetes teme, asht shtepia jeme.
MIRUPAFSHIM !
Nji jet
Dy ngjyra
Nji skuader
1919




